Basha: Dako të merret i pandehur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat, Lulzim Basha kërkoi një tjetër hetim të posaçëm dhe të pavarur për megaoperacionin ?Volvo-4? ku u arrestuan 36 persona.Në një reagim në ?Facebook?, Basha tha se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako duhet të ishte i pari që duhej të merrej i pandehur. Sipas Bashës, lënia e krebashkiakut në gjendje të lirë edhe pse e pranoi publikisht bashkëpunimin me bandat, është shkatërrim i demokracisë.Basha tha gjithashtu se shteti tashmë ka rënë pasi është e qartë që Rama ka një plan të mirëmenduar për të shtrirë anembanë vendit bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet.?Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t?i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.?

Recommended