Ora News - Komisioni rrëzon dekretin e Presidentit për Teatrin, i kalon Kuvendit sot për votim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese vetëm me votat e mazhorancës rrëzoi dekretin e presidentit Meta për ligjin e teatrit. Ky ligj do t'i kalojë seancës parlamentare ditën e sotme për votim.

Deputeti i PS, Ilir Beqja tha se relacioni i presidentit ishte më shumë një lojë fjalësh.

"Jemi shprehur një herë për këtë dekret", ka thënë Beqja në komision.

Ndërsa kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi tha se vazhdojnë t'i mbeten vizionit për një godinë të re.

"Vazhdojmë të mbetemi tek vizioni për ndërtimin e një godine të re. Urojmë që Tirana, Shqipëria të ketë sa më parë një teatar të ri modern", tha Shalsi.

Rrëzimi i dekretit u konfirmua dje

Rrëzimi i dekretit u paralajmërua një ditë më parë për Ora News nga anëtari i Komisionit dhe deputeti i PS, Fadil Nasufi.

"Dekreti i Presidentit do të rrëzohet me votat e mazhorancës dhe do ti hapet rruga ndërtimit të Teatrit të ri Kombetar, ashtu siç është bërë publike qysh në fillim të këtij procesi që u shoqërua edhe me një debat shterues" tha deputeti socialist në një prononcim për Ora News.

Më tej Nasufi u shpreh, se pas vendimit të parlamentit do ti hapet rrugaprocedurave të ligjit të negociimit dhe konkurimit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar me Partneritet Publik-Privat, ashtu siç është bërë publik që në fillim të këtij procesi shoqëruar dhe me një debat shterrues.

Më 11 tetor presidenti ktheu në Kuvend ligjin për teatrin duke deklaruar se as këtë herë nuk ishin reflektuar qëndrimet e institucionit të presidentit

Pas vendimit të parlamentit i hape rruga procedurave të ligjit, negociimit dhe konkurimit për ndërtimin e Teatrit të ri me PPP.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-diskutohet-dekreti-i-presidentit-teatrin-pritet-rrezimi

Recommended