Ora News - Protestë para Kryeministrisë për marrëveshjen me Greqinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën para Kryeministrisë në protestë për të kërkuar transparencë në bisedimet me Greqinë për marrëveshjen e detit.

Duke u nisur nga deklaratat se shtetit fqinj do të zgjerojë kufirin detar me 12 milje, i kërkuan Presidentit Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mirela Jorgo:"Insistojmë fort që Presidenti të mbledhë menjeherë Këshillin e Sigurisë dhe të bëhet zbardhja e marrëveshjes".

Aktivistët kërkuan nga kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që të japin përgjigje për një çështje që u takon të gjithëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skemi-toke-e-det-te-falur-proteste-para-kryeministrise-marreveshjen-me-greqine

Recommended