Veliaj batuta me Majkon: Lali bën sikur nuk kupton por është më i ftilluar seç del në televizor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeqyteti do të ketë një kopsht zoologjik sipas të gjitha standardeve. Kryebashkiaku Veliaj gjatë takimit me banorët e njësisë 5 premtoi se do të bashkohen kopshti zoologjik dhe ai botanik në një, për t?ju dhënë kafshëve hapësirën e duhur. Gjithashtu Liqeni Artificial do të ketë një hyrje të re, pas vendimit të qeverisë për t?i dhënë Bashkisë 2.5 hektarë të Gardës së Republikës.

Gjatë takimit me banorët e njësisë 5 në Tiranë, ashtu si në 2017, socialistët kërkuan votën për zgjedhjet vendore vetëm nën siglën e PS.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, përveçse bëri bilancin para qytetarëve projektet e realizuara, parashtroi edhe vizionin e tij për planet e reja për kryeqytetin.

Veliaj: Po e bashkojmë kopshtin zoologjik me atë botanik, po përdorim atë që sot është mënyra më e mirë dhe më humane e trajtimit të kafshëve, ku janë njerëzit ata që janë të kufizuar dhe kryesisht kafshët që janë të lira, që kanë hapësirat e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-batuta-me-majkon-lali-ben-sikur-nuk-kupton-por-eshte-me-i-ftilluar-sec-del-ne-televizor

Recommended