Ora News - Rama flet pas arrestimeve:...Na kanë nxirë fytyrën...

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asnjë fjalë nuk ka thënë Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist për arrestimet e dy ish deputetëve socialistë ditën e diel.

Përpara deputetëve të tij Rama u përqëndrua të jepte mesazhin e unifikimit për të votuar pro mbylljes së pikave të basteve dhe lojërat elektronike këtë të enjte në parlament.

Burime nga grupi parlamentar i thanë Ora News se Kryeministri kërkoi vëmendje dhe votim me shumicë të plotë dhe gjithashtu u shpreh se është e mirëpritur dhe vota e opozitës për këtë projektligj.

Rama duke iu referuar indirekt arrestimeve të djeshme ka kërkuar nga cdo deputet që të identifikojë drejtorët që nuk punojnë siç duhet pasi sipas tij, këta drejtorë me keqmenaxhimin dhe korrupsionin e tyre i kanë nxirë fytyrën socialistëve.

Për këtë ka kërkuar edhe mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste ditën e martë në orën 8:30 të mëngjesit ku do të kërkohet identifikimi i drejtorëve të tjerë të drejtorive rajonale që nuk kanë plotësuar detyrën e tyre sic duhet. Një tjetër kërkesë e kryeministrit për deputetët e forcës së tij politike ishte që të mbanin shënim dhe të raportonin cdo shpifje ndaj tyre në departamentin Anti Shpifje në partinë socialiste në mënyrë që të ndiqet në rrugë gjyqësore.

Nga ana tjetër, burime pranë Partisë Socialiste bëjnë me dije se tashmë janë identifikuar 2 propozimet që selia rozë do të dërgojë për plotësim të vendeve vakante në Komisionin Qëndror të Zgedhjeve. Mësohet se socialistët do të rikonfirmojnë anëtarin aktual Bledar Skënderi si dhe do të propozojnë Rezarta Bitrin e cila më parë ka mbajtur detyrën e këshilltares pranë Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë nga opozita nuk ka asnjë propozim për të plotësuar vendet e tyre vakante në KQZ.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-flet-pas-arrestimeve-ka-drejtore-qe-na-kane-nxire-fytyren-me-keqmenaxhimin

Recommended