Report Tv-‘Fustanella II’ në Tiranë, 15 artistë sjellin muzikë jazz & folk

  • 6 years ago
Një nga veshjet tradicionale të vendit tonë është fustanella, që vjen në edicionin e dytë të Festivalit ?Fustanella? për të përshkruar estetikën e lartë, që populli ynë ka përdorur. Një kostum, që është përdorur në viset shqiptare dhe që ka mahnitur jo pak të huajt, bën bashkë artistët më në zë shqiptarë, janë 15 instrumentistë, të cilët do të sjellin një festë muzikore të përbashkët me rrënjët e identitet tonë, por në mënyrë bashkëkohore.

Është një projekt ku mblidhen bashkë 15 artistë. Multi-instrumentistët Robert Bisha, violonçelisti Redi Hasa, basisti Enver Muhamedi, bateristi Mirsad Dalipi, FanfaraTirana është tapeti i të gjithë këtij projekti. Këtyre u shtohen edhe dy yje ndërkombëtarë si Micheal Godard dhe Roy Paci. Mendoj se është pikërisht qëllimi i këtij festivali produkti që do të dalë në sallën e katedrales Ortodokse. Fustanella e humb pak kuptimin në Tiranë, se vijmë në kaosin e metropolit

Recommended