Report Tv-Katari jep 1.35 milion USD për rikonstruktimin e 'Jeronim de Radës'
  • 6 years ago
Shkolla ?Jeronim de Rada? do të rikonstruktohet plotësisht dhe 1100 nxënësit e saj do të kenë kushte më të mira mësimi në klasa, me ngrohje në dimër, terrene të reja sportive e laboratorë modernë.

Të gjitha investimet do të kryhen falë një donacioni që ambasada e Katarit i ka bërë Bashkisë së Tiranës. Donacioni mban vlerën e 1.35 milion dollarëve, dhe jepet për të bërë realitet rikonstruksionin e godinës, pas një marreveshje të nënshkruar mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ambasadorit Ali bin Hamad Al-Marri.

Veliaj u shpreh se ndërhyrja në këtë shkollë ishte bërë një domosdoshmëri, për shkak të amortizimit të madh ndër vite, ndërsa theksoi se falë këtij rikonstruksioni do krijohen kushte optimale për zhvillimin e procesit mësimor.
Recommended