Ora News - Nis puna për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Vlorë dhe Korçë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Shëndetësisë do të riksonstruktojë rreth 300 qendra shëndetësore brenda vitit 2021.

Në qarkun e Vlorës puna për përmirësimin e shërbimit shëndetësor ka nisur në 11 qendra, prej të cilave katër i përkasin bashkisë së qytetit bregdetar.

Vlera e investimit kap shifrën e rreth 34 milionë lekëve

Pjesë e projektit është edhe qarku i Korçës ku investimet janë përqendruar në ato qendra të cilat kanë shkuar drejt degradimit.

Po ashtu rikonstruksioni do të prek edhe zonat e thella banorët e të cilëve detyrohen të udhëtojnë drejt qytetit sa herë kanë probleme shëndetësore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nis-puna-rikonstruksionin-e-qendrave-shendetesore-ne-vlore-dhe-korce

Recommended