Petrit Vasili: Kthimi i “Teatrit” në përputhje me Kushtetutën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vendimi i kthimit të ligjit sërish nga Presidenti, është një ngjarje shumë e mirë për shqiptarët. Është një rreze shprese që Kushtetuta e këtij vendi, ligjet e këtij vendi, ka një institucion i cili i respekton. Dhe është shembulli i parë dhe më i fortë që është dhënë për respektimin e ligjit në një moment ku ligji vetëm shkelet, nëpërkëmbet, dhunohet apo është i gjithi në funksion dhe në favor të qeverisë, kundër interesave të vendit. Së dyti, ka mbrojtur me këtë gjë sërish një pronë publike, të cilën çakejtë e qeverisë dhe të bashkisë duan ta shqyejnë sa më parë, për të ndarë 200 e ca milionë euro, ku secili ka futur lugën në atë tepsi të madhe. Se të tepsisë janë këta dhe secili do të marrë copën e tij. Së treti intelektualizmës shqiptare, kulturës shqiptare i ka dhënë mesazhin e madh të mbështetje. Së katërti traditës ka dhënë mesazhin e madh të mbështetjes. Së pesti, trashëgimisë sonë, të shkuarës sonë, i ka dhënë një dimension të ri. Pra do thoshim mbi të gjitha është një mesazh pozitiv shumëplanësh. Është mbi të gjitha një mesazh shprese që ka një garant në krye të shtetit i cili Kushtetutën ka pikërisht fanarin udhëheqës së tij. Dhe nuk ka këto interesa të fëlliqura që ka qeveria.

Recommended