"Ju flet Moska": Përsëri "Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë!"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga kjo shprehje mori spunto emisioni i sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj për të bërë një pasqyrim të Shqipërisë së sotme reformatore.

Myftaraj: Tema e sotme ka të bëjë me një mendësi, një fjalë që është bërë proverbiale në Shqipëri dhe në Ballkan që nga koha osmane, "Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë!"

Kjo shprehje e ka prejardhjen që nga koha kur nisën reformat e tanzimatit, në vitin 1939 Sulltani Osman u detyrua të bënte reforma për të modernizuar vendin. Jo me dëshirën e tij por i shtyrë nga fuqitë e mëdha, veçanërisht nga Britania e Madhe, e cila donte ta përdorte Turqinë për nevojat e saj gjeopolitike për të ndaluar daljen e saj në Mesdhe.

E shikonte si një bastion. Për këtë arsye Perandoria Osmane u nxit dhe detyrua nga Britania dhe Franca të bënte reforma të mëdha në të gjitha fushat që nga ushtria, administrata, sistemi gjyqësor, reforma në arsim etj.

Por kjo sigurisht nuk i pëlqente klasës së vjetër të sundimtarëve osmanë që kishin pushtetin dhe reformat i shikonin si rrezik për pushetin e tyre korruptiv. Këta u bënë sabotues të reformave europiane të Perandorisë dhe nxorën atë shprehjen "Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë!"

Në Shqipëri kjo shprehje përshtatet ndoshta më shumë se kudo tjetër në Ballkan. Po shohim qartë se bëhen reforma por janë pa rezultat. Reformat pa rezultata janë të rreme dhe janë në dobi të reformatorit pushtetar.

Një kriter për reformat është se kur reformatori është pushtetar është sesa dëmtohet pushteti i tij nga ky proces. Këtu shohim të kundërtën. Reformat fuqizojnë pushtetin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-perseri-selanik-e-tatepjete-sic-ka-qene-do-te-jete

Recommended