Report TV - Hapet Njësia e Senologjisë në Durrës, Manastirliu: Shërbim për kancerin e gjirit

  • 6 years ago
Në spitalin rajonal të Durrësit ofrohet për herë shërbimi i plotë për sëmundjet e gjirit, duke filluar nga diagnostikimi, vendosja e diagnozës, shërbimi kirurgjikal, trajtimi dhe kujdesi paliativ.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inaguroi sot Njësinë e re të Senologjisë në spitalin e Durrësit, e shoqëruar nga ekipi i mjekëve të QSUT dhe deputetet e zonës.

?Ngritja e Njësisë së Senologjisë në spitalin e Durrësit, e para në një spital rajonal (pas QSUT) mundëson ofrimin e të gjithë ciklit të shërbimeve, 360 gradë, brenda këtij spitali, duke ofruar për herë të parë shërbimin e plotë afër vendbanimit për të gjithë qarkun e Durrësit, në mënyrë që gratë me kancer gjiri të mos kenë nevojë t?i drejtohen QSUT qoftë për konfirmimin e diagnozës apo për trajtimin e mëtejshëm të saj?, tha Manastirliu.

Njësia e re u mundësua falë investimeve në pajisje mjekësore, por edhe kualifikimit të ekipit të mjekëve të spitalit të Durrësit për ofrimin e shërbimit të plotë për sëmundjet e gjirit.
Njësia e re e Senologjisë në spitalin e Durrësit, e pajisur me të gjithë aparaturat e nevojshme, mundëson krijimin e një bërthame të re në fushën e Onkologjisë, e cila për herë të parë do të mundësojë një konsultë multifunksionale që do të përbëhet nga mjekë të specialiteteve të ndryshme: Mjek kirurg, mjek kirurg onkolog, mjek kirurg senolog, mjek radiolog, mjek onkolog kimioterapeut, anatomopatolog, punonjës social, psikolog, infermier të dedikuar.

Recommended