Ora News - Shuhet në moshën 89-vjeçari shkrimtari Fatos Arapi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Jeta është një stacion ndarjesh e takimesh, përpjekjesh, sulmesh e kujtimesh.?

Këto janë vargjet që do të thurte Fatos Arapi, duke e ditur se askush nuk është i pavdekshëm, ndoshta pa e ditur që të gjithë ne do të kujtonim këto vargje në ikjen e tij. Poeti është ndarë nga jeta këtë të enjte në në moshën 89 vjeçare.

Një nga poetët më të mirë shqiptarë ku kritikua nga diktatura për veprën e tij, por ai nuk rreshti së shkruari.

Si nxënës e studiuesi i poezive të tij, profesor Ymer Çiraku e kujton Fatos Arapin për vlerat e padiskutueshme letrare.

Ymer Çiraku: "Nga më të shquarit e letërsisë shqipe. Besoj se do të mbetet një referencë nga pikëpamja e nivelit të lartë artistik. Është autor i disa romaneve, disa novelave po kështu një studiues sidomos i folklorit shqiptar. Veprat dhe sdomos poezia e tij do të vazhdojë me siguri të mbetet gjatë."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndahet-nga-jeta-shkrimtari-fatos-arapi

Recommended