Salianji publikon videon ne "Opinion": Fredi Alizoti eshte kercenuar nga policia

  • 6 years ago
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar në emisionin "Opinion" një video të fshehtë ku është filmuar Fredi Alizoti i dosjes "Babalja", i cili rrëfen se është përdorur nga policia dhe se audio-përgjimi për vëllain e ministrit të Brendshëm është i vërtetë.

Pjesë nga pohimet e Fredi Alizotit në video: "Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina nga është ai. Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je më tha, se e kishin numrin e telefonit në Prokurori. I thashë unë jam te lagjia. Ka ardhur MB, makinë e zezë, më ka marrë, më ka çuar në Prokurori. Ky tani ishte me dy veta. Taulanti ishte ballë për ballë me Prokurorinë, ç'është një lokal aty. Biles kam pirë dhe një kafe dhe filloi të më blinte mendjen, kupton. E kupton ti, muhabete, s'kam gisht fare unë me këtë muhabet thashë unë, di që e kam shok. Ky është muhabeti, në daç besoje në daç mos e beso. Këto që të thashë unë tani janë të vërteta. Ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë. Ore unë po them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi në ju gënjej".

Në videon e transmetuar sonte në "Opinion", deputeti Salianji tha se Fredi Alizoti nuk ishte në dijeni që po filmohej, teksa rrëfente se është marrë nga policia për të deklaruar se është ai personi që bënte zërin e Agron Xhafajt duke folur në telefon me "babalen".

"Në këtë video tregohet se si ky personazhi (Fredi Alizoti) tregon se si Ardi Veliu e ka marrë me makinë në datë 1, e ka kërcënuar, e ka shantazhuar, e ka blerë. Ky thotë që ka takuar edhe politikanë", u shpreh deputeti Salianji.

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg Fredi Alizotin, që sipas Prokurorisë ai është shtirur si Agron Xhafaj, vëllai ministrit Fatmir Xhafaj.

Recommended