Basha sulmon Prokurorine e Krimeve te Rënda

  • 6 years ago
Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë nën akuzë nga Lulzim Basha se është kthyer në celulë të krimit dhe bandave, duke shkatërruar çdo provë që sipas tij implikon zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste të lidhur me eksponentë të krimit e bandave.

Audiopërgjimi në të cilin opozita pretendon se është i përfshirë në pazare droge vëllai i Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj sipas Bashës është edhe prova e fundit e vënies së organit të akuzës në shërbim të krimit. Ndaj dhe deklaratën e kryeministrit se ?Bablja? është konspiracion për të rrëzuar qeverinë e sheh si teatër me regjisor Edi Ramën.

?Tani në këtë moment ku është, e vetmja që kontrollon Edi Rama është godina e Kryeministrisë, ka humbur çdo kontroll mbi territorin, mbi qeverisjen, ka përqafuar metodën enveriste të konspiracioneve. E dëgjuat si tha sot? Ne. Kush ne? Ti je ekzekutivi. Shteti dhe partia do të zbulojnë konspiracionin, kjo ishte metoda enveriste, sa herë kishte një skandal zbulonte konspiracionin. Dhe ky tani shikojeni ku ka degjeneruar, ku ka arritur mendja e tij, nuk arrin të pjellë imagjinata e tij as diçka fine, ka kaluar në të njëjtin fjalor si në kohën e Enver Hoxhës. Ka zbuluar konspiracione nga opozita për të rrëzuar pushtetin popullor. Vetëm një mendje e sëmurë mund të ketë një imagjinatë të tillë, banale, që të paraqesë situatën kriminale dhe lidhjet kriminale të pushtetarëve si konspiracion në kohën e Enver Hoxhës?, tha Basha, gjatë një bisede me gazetarë nga selia blu.

Rendi kushtetues ka rënë, krimi kontrollon gjithçka dhe vendi ndodhet përpara një emergjence kombëtare, thotë Basha, e për këtë sjell si dëshmi përplasjen me armë të së enjtes në zonën e ish?Bllokut.

?Ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit për 4 ditë si përplasje për një këngëtare, është zbuluar se është përplasje për pazare droge, ku janë përfshirë trafikantë të njohur dhe të dokumentuar për lidhje me pushtetin. E mbani mend kur Saimir Tahiri u nis për në Gjermani? Pasi i ktheu pasaportën? E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në lokal në goditjen me armë mes bandave rivale. Ku ka ndodhur kjo? Në zemër të Tiranës, në një lokal të preferuar nga ministri Arben Ahmetaj dhe politikanë të tjerë?, tha Basha.

E vetmja mënyrë për të ndalur të keqen thotë Basha është populli, pasi bandat kanë marrë nën kontroll shtetin dhe se kryeministri është vënë në shërbim të grupeve kriminale më të rrezikshëm në vend.

Recommended