Rama: "Babalja 1", konspiracion i mirefillte per rrezimin e qeverise

  • 6 years ago
Në konferencën për shtyp, Kryeministri Edi Rama tha se çështja "Babale", audiopërgjimi ku pretendohej se vëllai i Ministrit të Brendshëm ishte i përfshirë në trafik droge, ishte konspiracion për rrëzimin e qeverisë.

Teksa e quajti filmi "Babalja 1", Kryeministri tha se është në dijeni të gjithçkaje dhe se do të bëjë gjithçka që e vërteta të dalë deri në fund.

"Në filmin Babale 1, kemi bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar. Të burgosur për krim të organizuar. Kemi korrupsion, kemi përfshirje të drejtpërdrejtë të partisë politike në bashkëpunim dhe me oferta korruptive dhe kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është konceptuar dhe skenari është shkruar në 2 skuta të shtetit shqiptar. Unë do ju ftoja që të jepnit një ndihmesë për publikun që kjo shfaqje ekstreme e brutalitetit të politikës më të ulët ndaj opinionit publik, të mos kalojë si një nga shfaqet e radhës", tha kreu i qeverisë.

"Shqiptarët", tha Kryeministri më tej, "do ta mësojnë me emra dhe mbiemra kush është përfshirë në këtë konspiracion të mirëfilltë për rrëzimin e qeverisë"./tvklan.al

Recommended