Ora News - Bie besimi në ekonomi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bie besimi për ecurinë ekonomike në vend.Treguesi i besimit sipas Bankës së Shqipërisë ka rënë me 4 pikë në tremujorin e tretë të këtij viti. Kjo ka ardhur si rezultat i pritshëmrive negative për muajt në vijim. Bizneset nuk presin që të kenë një përmirësim të gjendjes financiare në muajt vijim apo rritje të punësimit, ndërsa individët nuk presin të rrisin fitimet apo të bëjnë blerje të mëdha.

Besimi në ekonomi ka rënë me 4 pikë edhe në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, konstatohet se si biznest dhe individët nuk presin përmirësim të gjendjes së tyre financiare për muajt në vijim.

Në këtë mënyrë treguesi i besimit në sektorin e industrisë rezultoi 0.1 pikë përqindje poshtë nivelit të shënuar në tremujorin më parë.

Ky sektor nuk ka pritshmëri pozitive përsa i përket rritjes së eksporteve, përmirësimit të kontratave porositëse apo rritjes së punësimit.

Po ashtu edhe sektori i ndërtimit vijon që të pësojë rënie për ecurinë në muajt në vijim pavarësisht rritjes së ndjeshme të numrit të lejeve të ndërtimit kohët e fundit.

Në rënien e besimit për ndërtimin ka ndikuar gjendja financiare dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Shërbimet ndërkohë kanë rezultuar me një përkeqësim më të theksuar pritshmërive për ecurinë e biznesit në muajt në vijim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bie-besimi-ne-ekonomi

Recommended