Report Tv-Aksident në Dajt, makina me 3 persona në greminë
  • 6 years ago
TIRANE-Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pasi makina ku po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë ka dalë nga rruga, pasi humbi kontrollin duke përfunduar në greminë rreth 15 metra në fshatin Surrel në Dajt.

Viktima është Florenc Vishkurti 38 vjeç, ndërsa të plagosurit janë Lulzim Balla rreth 60 vjeç dhe Zyhdi Alcani rreth 55 vjeç. Ata po ktheheshin nga Dajti në momentin kur makina pasi humbi kontrollin përfundoi në greminë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në Surrel, ndërsa policia është njoftuar nga banorët e zonës rreth një orë me vonesë.

Efektivët në bashkëpunim me zjarrfikësen, pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nxjerrë nga makina tre personat. E ndërsa i riu humbi jetën në vend nga aksidenti, dy te plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës dhe nga të dhënat e para, Report Tv mëson se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Makina tip Mitsubishi Pajero me targë ?AA255JH? që u aksidentua është në pronësi të Balli Ballës, i cili nuk ndodhej në makina, pasi drejtohej nga Lulzim Balla, ndërsa shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështira në rrugë, pasi kryeqytetit pasdite u përfshi nga reshje shiu për rreth një orë ose një manovër e gabuar.

Ndërkohë që sot përveç Dajtit u regjistruan edhe tre aksidente të tjera në Lushnje, Prrenjas dhe në Peqin, nga ku gjashtë persona u plagosën dhe një vajzë mbeti e vdekur.
Recommended