Report Tv-Kushtet skandaloze mbyllin tregun në Rrëshen, shitësit: Jemi në rrugë, bashkia të veprojë

  • 6 years ago
Tregu i lirë në qytetin e Rrëshenit që dikur u hap për t?u shërbyer fermerëve dhe tregtarëve, sot është në kushte skandaloze. Mungesa e ujit, e banjove dhe amortizimi i ambienteve ka bërë që shitësit ta braktisin dhe shpesh herë të detyrohen të shesin edhe nëpër rrugë.

Tregu është në pronësi të bashkisë dhe për mbylljen e tij nuk ka pasur asnjë reagim. Ndërsa për ata që dikur shisnin aty, kjo gjë nuk duhej lejuar.

Mungesa e tregjeve të mirëfillta është një problem që duket se nuk i ka shpëtuar as Rrësheni. Edhe qytetarët jashtë kamerave pranojnë, se rivënia e tregut në funksion do të përmirësonte tregtinë në zonë dhe cilësinë e shitjes së produkteve.

Recommended