Rrihte nxenesit ne autobus, arrestohet shoferi

  • 6 years ago
Drejtuesi i një mjeti qe transportonte nxënësit nga shkolla për në Dibër u arrestua nga policia pas publikimit të një videoje ku ai qëllonte të miturit.

Video u filmua nga një prej nxënësve dhe menjëherë u bë virale në rrjetet sociale.

Pas verifikimit, policia ndaloi 35 vjeçarin Edmond Sela, i cili u justifikua duke thënë se shkak për dhunën ishte se nxënësit tymosnin duhan në mjetin dhe tij dhe digjnin sediljet me cigare.

Tv Klan

Recommended