Ora News - Fshehin pakon me drogë brenda mishit për t'ia dërguar Lul Cakës në burgun e Kosovës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy vëllezër janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë tentuar të fusin në burgun e Kosovës një sasi prej 600 gr lëndë narkotike kanabis sativa.

Burime konfidenciale nga burgu konfirmuan për Ora News se droga ishte për Lul Cakën, një personazh i njohur i botës së krimit i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Kosovës.

Ndërkohë zyrtarisht nuk është bërë i ditur emri i të burgosurit të cilit i ishte destinuar sasia e mishit.

"Në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasia e lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban. Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lushnje-vellezerit-tentojne-te-fusin-ne-burg-kanabis-sativa

Recommended