Eljon Hato, i përfshirë në vrasjen në zonën e ish-bllokut në lokalin Monopol në Tiranë

  • 6 years ago
Eljon Hato, i përfshirë në vrasjen e mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-bllokut në lokalin Monopol në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hato është një person me precedentë të mëparshëm penalë. Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal. 

Vrasja e Indrit Hyllit në vitin 2014
Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi asokohe se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin sëbashku në një lokal dhe më pas pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës. 

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje ku emri i Eljon Hatos është i përfshirë në një ngjarje kriminale. Një vit më pas, pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, akuzohet se ka porositur vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Hato kishte ?pajtuar? një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti t?a parandalonte ngjarjen e rëndë.

Recommended