Ora News - Shpresa të magjistratët e rinj, brezi i korruptuar do të largohet nga sistemi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në diplomimin e 16 magjistratëve të rinj, zv/ambasadorja e SHBA kërkoi që të largohen nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Gjithashtu diplomatja bëri thirrje që Kuvendi mos të mbajë peng sistemin e drejtësisë, shqetësim ky i ngritur nga drejtori i Shkollës së Magjistraturës.

16 magjistratët e sapo diplomuar janë shpresa e vetme për diplomatët e huaj për të pastruar sistemin e drejtësië në Shqipëri nga korrupsioni.

Në mungesë të ambasadorit, zv/Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones, foli qartë për luftën ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët sipas saj kanë destabilizuar sistemin e drejtësisë.

Leyla Moses-Ones: Duhet të vijojnë hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe Shullazit. Brezi i korruptuar duhet të largohet së shpejti dhe ju duhet të ndërtoni një sistem të drejtë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë luftën kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që përdorin pozitat e tyre për t?u pasuruar.

Gjithashtu diplomatja amerikane i kërkoi politikës që të impenjohet për të zhbllokuar ngritjen e oraganeve të vettingut.

Leyla Moses-Ones: Politika duhet të punojë sëbashku për të miratuar pr/ligjin për shkollën e magjistraturës. Ngritja e SPAK-ut dhe e BKH-së duhet të arrihet sa më shpejt. Sistemi i drejtësisë i së nesërme varet nga veprimi i Kuvendit sot.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi, gjatë ceremonisë së diplomimit kritikoi Parlamentin, që sipas tij mban peng 16 magjistratët e rinj.

Ndërsa, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u lexoi studentëve të tij edhe njëherë manualin me cilësitë që duhet të ketë një gjyqtar apo prokuror i ndershëm, edhe pse vetë ai ndodhet ende në vettimg pas apelimit që i bëri KPA rikonfirmimit në detyrë.

Vetë magjistartët e rinj që do të jenë pjesë e vendimeve të drejta apo jo, apeluan që Parlamenti të zhbllokojë pr/ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që ata të punësohen.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shpresa-te-magjistratet-e-rinj-brezi-i-korruptuar-do-te-largohet-nga-sistemi

Recommended