Banka Boterore rrit vleresimin për rritjen ekonomike

  • 6 years ago
Banka Botërore rishikoi me rritje projeksion për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 4%, nga 3.6% që u parashikua në prill.

Maryam salim, menaxhere e bankës botërore për Shqipërinë, tha se marrja e eurobondit me normë më të ulët interesi se në vitet e shkuara, tregon besimin që tregjet e huaja kanë për vendin tonë.

Duke iu përgjigjur interesit të Tv Klan për paralajmërimin e partisë demokratike për anulimin te kontratave si pas partneritetin publik privat, pjese e platformës, Salim tha: Shqipëria ka bërë shumë reforma për të përmirësuar klimën e biznesit. Ka nevojë për të tjera reforma. Është shumë e rëndësishme që kur bëhen investimet të ketë transparencë dhe të zbatohen ku lejohet gara. Ju duhet të shqetësoheni dhe për korrupsionin, por rrugët dhe mënyra për të bërë këtë është te zbatimi i rregullave të mbështetura në ligj.

Nga ana tjetër Banka Botërore kërkoi që qeveria të bëjë kujdes me miratimin e ofertave të pakërkuara për kontratat koncesionare, të cilat duhet të kenë një limit.

Ajo përfshin në raportin e saj edhe të dhënat e INSTAT për punësimin, ku thuhet se punësimi u rrit si pasojë e rritjes ekonomike.

Në raport banka vlerëson se rajoni Ballkanit Perëndimor do të ketë një rritje ekonomike prej 3.5%, ku më të lartën për këtë vit do ta ketë Shqipëria dhe Kosova.

Tv Klan

Recommended