Opozita, padi Rames per Nuhun

  • 6 years ago
?Një horr i kthyer në hero?

Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama e bërë pas denoncimeve ish-nënkomisarit të Krujës Emiljano Nuhu, sipas opozitës mjafton që kreu i qeverisë të ndiqet penalisht për tre akuza.

Edmond Spaho, Kryetar i Grupit të PD-së: Kryeministri në një komunikim publik kërcënon nënkomisarin Nuhu duke e quajtur horr që është kthyer në hero.  Me këtë deklarim kryeministri ka kërcënuar, i është kanosur komisarit në kushtet e të qenit në detyrës shtetërore, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore pasi prokuroria kishte filluar paralelisht dy hetime. Kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit.

Depozitimi i kallëzimit në Prokurorinë e Tiranës u pasua me reagimin e kryeministrit Rama . ?I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t'i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon?-shkruan kryeministri.

Përshpejtim të hetimeve kërkoi edhe Taulant Balla që akuzohet se bashkë me deputetin Rahman Rraja i bënë presion nënkomisarit Nuhu.

Taulant Balla: Prokuroria të zbardhë akuzat kemi qenë atje apo jo. Kjo histori do të jetë historia e radhës e trupit të radhës.

Por opozita duke iu kundërpërgjigjur Kreut të Grupit socialist akuzoi prokurorinë se është palë me qeverinë, e cila sipas Partisë Demokratike po fsheh pamjet e kamerave të sigurisë së komisariatit të Fushë Krujës për të mbrojtur Taulant Ballën, siç ka bërë më herët edhe me ish-deputetin Armando Prenga.

Tv Klan

Recommended