Luftar Paja: Regjisorët tanë të pakualifikuar, kemi talente që i duhet dhënë dorë

  • 6 years ago
Aktori i njohur i skenës dhe kinematografisë shqiptare Luftar Paja mendon se artit shqiptar i duhen regjisorë më të kualifikuar. Vetë aktori, i ftuar në emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" në Report Tv është shprehur se Shqipërisë nuk i kushton gjë të investojë për të kualifikuar 1 kast regjisorësh në vende më të specializuara.

Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them deri sa të mbyll sytë: Shqipëria ka nevojë për kualifikim të regjisorëve.Çfarë i kushton Shqipërisë që të nisë 10 apo 15 regjisorë të shkojnë jashtë shtetit në vende më të specializuara si në Londër apo Paris dhe tek e fundit do na kthehen 2 të mrekullueshëm. Atëherë do ta ndryshojmë çik pamjen e kësaj e kësaj pune.

Luftar Paja, aktor

Recommended