Ora News - Kryekomisari: SHÇBA të merret me paraardhësit e mi që vunë miliona

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pasi gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë "detyrim me paraqitje", shefi i komisariatit të Policisë së Patosit, Flamur Veliu flet i indinjuar në media për arrestimin e tij.

Veliu u arrestua më 30 shtator pasi mjeti që ai drejtonte përplasi disa makina.

Atë ditë u raportua nga policia se forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm shkuan në vendin e ngjarjes, u konstatua se kryekomisari ishte i dehur.

Por Veliu e hedh poshtë akuzat duke deklaruar se testi është bërë në shkelje ligjore.

Flamur Veliu: "Nuk kam qene i dehur. Testi i alkoolit është bërë disa orë pas ngjarjes. Jam lënë i lire pas fërkimit të mjeteve më pas jam shoqëruar në komisariat ku më është bërë testi i alkoolit, në shkelje ligjore.

Veliu shprehet i indinjuar se është luajtur me dinjitetin e tij. Kryekomisari është i vendosur ti shkojë deri në fund, në të gjitha shkallët gjyqësore, për të vendosur dinjitetin në vend.

Flamur Veliu: " Jam oficer karriere i shkolluar. Kam dy shkolla të larta që nuk kam marrë asnjë masë disiplinore. Nuk e kuptoj cili është shkaku që ne ndëshkohemi, sa më korrekt të jesh në detyrë aq më shumë e pësoke. Unë nuk kam asnjë lloj lidhje me alkoolin. Kam probleme shëndetësore por alkooli është i papranueshëm. Do ti sugjeroja Shërbimit të Brendshëm të merret më shumë me korrupsionin e njerëzve që kanë vënë pasuri. Unë kam qenë dy herë shef komisariati dhe po të vish në shtëpinë time, kam vetëm 70 metra katrorë në një pallat të vjetër. Ndërkohë që ata që kanë qenë në vendin tim sot kanë vila, biznese, gjithçka".

Dje Gjykata e Fierit urdheroi lirimin e tij


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/flet-kyrekomisari-i-patosit-shcba-te-merret-me-paraardhesit-e-mi-qe-vune-miliona

Recommended