Andoni në Ora News: Fati i Maqedonisë "në duart" e Nikolla Gruevskit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Maqedonia zhgënjeu me pjesmarrjen e votuesve në referendumin për emrin.

E teksa priten rezultatet finale nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, analisti Ben Andoni thotë se fati i Maqedonisë do përcaktohet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

I ftuar në Ora News, ai tha se do të jenë pikërisht negociatat mes partive që do përcaktojnë gjithë rrjedhën e këtij procesi.

Andoni: Është e mundshme dhe dorëheqja e Zaev. Në këto orë në Maqedoni do ketë kalkulime shumë interesante. Një nga kalkulimet interesante do të jetë amnistia verbale nën kuinta me Gruevskin. Nëse binden se ai nuk do përfundojë pas hekurave jam i bindur që do ketë rrjedhje votash në parlament.

Fundi i gjithë këtij procesi është parlamenti maqedonas ku duhet të votojnë 2/3. Gruevski nuk është thjesht imazhi i VMRO-së por pjesë e gjithë asaj infrastrukturës informale që ka Maqedonia. Ballkani nuk ka arritur në shkallë demokracie të përkryer.Ajo që do bëhet me Gruevskin në orët në vazhdim ajo do të përcaktojë dhe fatin e Maqedonisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/andoni-ne-ora-news-fati-i-maqedonise-ne-duart-e-nikolla-gruevskit

Recommended