Report Tv-Digjet makina afër urës së Tabakëve

  • 6 years ago
TIRANË - Një automjet është shkrumbuar nga zjarri pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Tabakëve një zonë kjo mjaft e populluar, duke shkaktuar panik te qytetarët, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga momenti i djegies së makinës.

Automjeti i djegur është një "Benz A Class" me targa AA 853 RX. Shkak dyshohet të ketë qenë një defekt në qarkun elektrik të automjetit. Për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

Recommended