Xhaçka: Sot jemi të barabartë mes të barbartëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përfundon stërvitja njëjavore ?Albania Lion/Biza 18?, mre pjesmarrjen e mbi 1 mijë e 200 trupa e mjete ushtarake, nën monitorimin e ekspertëve të NATOGrup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë u certifikua si ?Combat Ready? (i gatshëm për luftë).Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën e saj ka theksuar se ky çertifikim shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës?Ky certifikim shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Sot jemi të barabartë mes të barabartëve. FA i dalin zot çdo pune dhe detyre që ju ngarkohet. Siç kryejnë operacione luftarake dhe paqeruajtëse, ashtu kryejnë shërbime, atje ku të tjerët e kanë të pamundur.?Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) gjatë stërvitjes certifikuese "Albanian Lion/Biza 18", iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit.

Recommended