Ora News - Vetting politikës, Ngjela: Kush ta bëjë, Noc Rroku?! Basha injorant

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për avokatin, Spartak Ngjela, ligji që propozon PD për vetting në politikë është nul.

I ftuar në Ora News, ai sfidoi demokratët që nëse e kanë seriozisht këtë punë t'ia besojnë ONM-së siç po bën me vettingun e gjyqtarëve.

Sipas Ngjelës, opozita po e përdor si pretekst për bojkotin në Kuvend, sepse ka frikë nga SPAK dhe BKH.

Ngjela: SPAK dhe BKH janë të mjaftueshme por këta kanë frikë nga SPAK dhe BKH dhe kanë nxjerrë atë hijen.Nuk ka vlerë se nuk gjen dot zbatim, një ligj që nuk gjen dot zbatim është nul.Kush do ta bëjë vettingun? Noc Rroku? Doni ta kuptoni sa frikë kanë dhe e kanë për të sabotuar reformën në drejtësi. Ok, le ta marrë dhe ta bëj edhe atë ONM, e pranojnë? Kush do e bëjë?Cilat do jenë organet, kush do jetë personi dhe ta marrim vesh. Nuk ka asnjë organ.Kryetari Basha është injorant, janë të trembur, nuk marrin vesh nga jurispudenca. Nuk dinë të bëjnë një ligj.Kanë marrë përsipër që kështu siç është, po nuk e pranuat nuk hyjnë në parlament. Po kurrë mos hyfshi në Parlament! Nëse nuk hyn në parlament tradhëton votuesit e tu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetting-politikes-ngjela-kush-ta-beje-noc-rroku-basha-injorant

Recommended