Raporti mjeko-ligjor: Xhisiela Maloku u dhunua

  • 6 years ago
Ky është raporti mjeko-ligjor për Xhisiela Malokun i kryer në datën 25 Korrik 2018, 4 ditë pasi ajo kishte bërë denoncim në Komiariatin Nr.3 në Tiranë për ushtrim dhune nga Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja.

Ekspertiza vërtetoi pretendimet e vajzës se ajo ishte  goditur me qytën e pistoletës në trup si dhe ishte djegur me cigare nga 24-vjeçari.

"Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet prerës. Dy dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, siç mund të jetë edhe cigarja".

Këtë të premte Xhisiela Maloku, e ëma, e motra dhe një shoqe e saj të cilat kanë pasur dijeni për konfliktin e saj me djalin e deputetit janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Krujës. Grupi hetimor do të pyesë dhe personat e tjerë të cilët përmenden në dëshmine e Xhisielës, ndër ta dhe djali i deputetit. Hetimi në Prokurorinë e Krujës po zhvillohet ndaj Rexhep Rrahjes për akuzën e përndjekjes, hetim i regjsitruar në datën 27 Korrik 2018.Prokuroria ka sekeustruar kamera sigurie në disa ambiente ku Xhisiela pretendon se ka qenë në data të ndryshme per të parë nëse përkojnë. Gjithashtu edhe veprimet e oficerëve të policisë që kanë marrë denoncimin e 25-vjeçares do të verifikohen nga Prokuroria. Fillimisht veprimet e kësaj çështje i kreu oficeri Gentian Çitozi. Pasi ndaj tij filloi hetimi nga SHCBA-ja, dosja iu ngarkua Emiljano Nuhut. Ndërsa në Prokurorinë e Tiranës është duke u zhvilluar një hetim tjetër pasi efektivi i policisë Emiljano Nuhu ka kallëzuar se është kërcënuar nga nipat e deputetit Rraja në një lokal në Tiranë.

Recommended