Ora News - Duan statusin, minatorët të mërkurën takim me Ramën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ditën hënë minatorët nuk do të zhvillojnë protestën e parashikuar përpara kryeministrisë. Ky vendim erdhi pas takimit që një përfaqësi pati me zyrtarë të kryeministrisë dhe të dy ministrive.

Pas përfundimit të takimeve, një nga përfaqësuesit, Fiqiri Xibri tha se ditën e mërkurë do të zhvillohet një takim me kryeministrin dhe në varësi të ecurisë së këtij takimi do të merret vendimi për protestë.

Ata kërkojnë miratimin sa më parë të statusit të minatorit.

"U gjykua që afati minimal i mundshëm është në paketën financiare të vitit të ardhshëm, por që e gjithë kjo kohë, nga tani deri në fund të vitit ëeshtë koha e nevojshme për të kaluar procedurat qëveritare dhe parlamentare për të miratuar ligjin për statusin e minatorit dhe aktet nënligjore për miratimin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/minatoret-para-kryeministrise-duam-statusin-ose-te-henen-dalim-ne-protesta

Recommended