Ora News - Elvis Sina: Partizani bind, Tirana fiton derbin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Derbi kryeqytetas midis Tiranës dhe Partizanit nuk ka zgjuar vetëm emocionet e lojtarëve që do të zbresin të premtën mbrëma në fushën e blertë por edhe të ish-yjeve të kësaj përballjeje.

Një prej tyre është dhe ish-mbrojtësi i bardheblutë Elvis Sina, emri i të cilit është sinonim me stemën e Tiranës, për shkak të historisë së tij me këtë fanellë. 39 vjeçari e shikon skuadrën e tij të zemrës në kushte të favorshme për të dal fitimtar nga ky 90 minutësh.

"Mezi e kemi pritur këtë ndeshje. Është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj përballjeje, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Për të gjithë sportdashësit besoj se është kënaqësi sepse është rikthyer derbi pas një viti. Shpresoj që të jetë një shfaqje e bukur për të gjithë njerëzit. Kam shumë besim te Tirana. Edhe pse fillimi i kampionatit nuk ishte shumë i mirë,por me kalimin e javëve skuadra po tregon nivel, po tregon futboll dhe me anë të saj po vijnë rezultatet. Pra ka ardhur momenti që ekipi i Tiranës të fitojë derbin. Të dyja kanë një formë mjaft të mirë. Të dyja mendoj se do të bëjnë një ndeshje mjaft të mirë, të fortë dhe mjaft të luftuar në fushë. Unë shpresoj që të fitojë Tirana, meqënëse jam bardheblu që fëmijë dhe kështu do të jem gjithmonë. Shpresoj shumë që ta fitojë, pasi edhe mundësitë i ka, edhe pse Partizani është në një gjendje të mirë dhe morale dhe taktikisht."-përfundoi Sina.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elvis-sina-partizani-bind-tirana-fiton-derbin

Recommended