Ora News - Teatri i ri, PD-LSI: Peticion Kuvendit, vendimi të merret në Këshill Bashkiak

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita dhe mazhoranca debatuan në Këshillin Bashkiak për projektin e Teatrit të ri, terminalin e autobusëve dhe pagesat e biletave të urbanëve për fëmijët mbi 6 vjeç. PD-LSI bojkoti mbledhjen, ndërsa Veliaj iu përgjigj me fakte dhe sondazhe akuzave të tyre.

Teatri i ri Kombëtar, terminali i autobusëve dhe pagesat e biletave për autobusët urban për fëmijët mbi 6 vjeç, ishin diskutimet që vendosën një marrëdhënie të kushtëzuar në Këshillin Bashkiak mes opzitës dhe mazhorancës.

Këshilltarët e opozitës Mateo Spaho dhe Erisa Xhixho e LSI-së kërkuan të firmosej një peticion për ti kërkuar Kuvendit kthimin e ligjshmërisë për të vendosur Këshilli mbi projektin e Teatrit.
Spaho: Të gjithë së bashku ti bëjmë një peticion parlamentit ti kthejë pushtetin këshillit bashkiak, sepse ligji Fusha është antikushtetues, dhe na ka marrë të gjithëve ne të drejtën për të vendosur për truallin e Teatrit Kombëtar.

Xhixho: Në një çështje kaq sensitive, anashkalohemi dhe jemi në një situatë antikushtetuese.
Kur u votua rendi i ditës, Opozita bojkotoi mbledhjen e këshillit bashkiak.
Akuzave, Kryebashkiu Veliaj iu përgjigj politikisht, por edhe me disa të dhënat të sondazheve që kanë bërë vetë socialistët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-i-ri-pd-lsi-peticion-kuvendit-vendimi-te-merret-ne-keshill-bashkiak

Recommended