Ora News - Bllokimi i domateve, Panariti: Ministria e Bujqësisë t'i kërkojë analizat Greqisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, thotë se autoritetet shqiptare duhet të kërkojnë zyrtarisht informacion nga pala greke rreth arsyes së bllokimit të disa ton domate nga Shqipëria me pretendimin për përmbajtje pesticidesh.

Duke iu referuar të kaluarës, Panariti tha në Ora News se jo rrallë elementë të tillë janë përdorur për luftë tregtare.

Panariti: Ministria e Bujqësisë duhet urgjentisht përmes drejtorive përgjegjëse dhe AKU ti kërkojë palës greke zyrtarisht arsyen e bllokimit të sasisë prej disa ton domate. Pala greke është e detyruar për të dhënë arsyet e bllokimit të kësaj sasie, duhet ti vërë në dispozicion palës shqiptare analizat e detajuara toksikologjike dhe mbetjeve kimike që ka kryer nëse këto analiza janë bërë me metoda të certifikuara, sasinë e gjetur të insekticidit apo pesticidit për të cilin nuk dimë asgjë dhe natyrisht pala shqiptare më pas duhet të reagojë.

Ose duhet ta pranojë, në këtë rast del një problem i madh. Pasi nuk bëhet fjalë vetëm për eksportet në Greqi por edhe për domate që qarkullojnë dhe në tregun tonë për konsum të brendshëm. Nuk është gjë pozitive, por jo rrallë në të kaluarën janë përdorur si elementë të luftës tregtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bllokimi-i-domatave-panariti-ministria-e-bujqesise-ti-kerkoje-analizat-greqise

Recommended