Ora News - Greqi, sekuestrohen mbi 4 ton domate me pesticide nga Shqipëria dhe Italia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoritetet greke kanë sekuestruar më shumë se 4,5 tonë domate me prejardhje nga Italia dhe Shqipëria.

Domatet, me peshë 4.602 kilogramë, ishin importuar nga Shqipëria dhe Italia, për llogari të dy firmave greke që importojnë produkte bujqësore.

Pas analizimit laboratorik të kampionëve të marra, nga agjencia përkatëse shtetërore e Pireut, u konstatua se domatet kishin mbetje pesticidesh në nivele më të larta se limitet maksimale të lejueshme.

Menjëherë autoritetet kanë avancuar në tërheqjen nga tregu dhe sekuestrimin e sasisë së perimeve të rrezikshme, ndërsa në të njëjtën kohë kanë njoftuar se do të vazhdojnë kontrollet me qëllim ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/greqi-asgjesohen-mbi-4-tone-domate-me-pesticide-nga-shqiperia-dhe-italia

Recommended