Ora News - Noka: Komplot shtetëror për të mbyllur çështjen e vëllait të Xhafajt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike iu referua një deklarate të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një intervistë televizive për ta akuzuar se bashkë me Kryeministrin është përfshirë në një komplot shtetëror për të mbyllur me metoda mafioze skandalin e vëllait trafikant të dënuar në Itali.

?Është tjetër gjë të provosh është apo s?është (i vërtetë përgjimi) dhe tjetër gjë të provosh kush dhe përse e ka bërë këtë gjë. Dhe unë kam provat e mia. Kam faktet e mia, padyshim? deklaroi Ministri Xhafaj.

"Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama janë drejtpërdrejt të përfshirë në një komplot shtetëror për të mbyllur me metoda mafioze skandalin e të vëllait trafikant droge të ministrit të Brendshëm. Njëlloj si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj deklaroi se përgjimi i të vëllait është i sajuar dhe për këtë ai disponon prova", akuzoi Famur Noka.

Deputeti demokrat, Flamur Noka, tha se në një shtet normal ku mbrohet interesi publik dhe jo interesi i pushtetit të lidhur me krimin, Prokuroria duhet të kishte hetuar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafaj për fshehje të provave dhe pengim të drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/noka-komplot-shteteror-te-mbyllur-ceshtjen-e-vellait-te-xhafajt

Recommended