Rikonstruktohet kopshti në njësinë 2 në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tashmë edhe fëmijët e njësisë 2 në Tiranë kanë një kopsht tërësisht të rikonstuktuar dhe me infrastrukturë moderne.Hapësirat e reja sipas kryebashkiakut Veliaj kanë ulur ngarkesën në kopshtet e tjera përreth.?Jam shumë entuziast sot që hapet ?Kopshti 18?, një kopsht jashtëzakonisht i rëndësishëm për mua sepse dikur ka qenë edhe kopshti im. Jam shumë i lumtur që kopshti jo vetëm është rregulluar, por i janë shtuar hapësirat me disa dhjetëra metra katrorë. Do të thotë që kemi shtuar grupet, kemi kaluar nga një kopsht me 150 fëmijë në një kopsht që tani ka thuajse 300 fëmijë?.Veliaj tha se kopshtet publike kanë rritur cilësinë dhe se interesi i  prindërve për të regjistruar fëmijët është rritur.?E di që këmbëngulja e prindërve për t?i çuar fëmijët në kopshtet publike është shumë e madhe. Për ne është kompliment. Do të thotë se kopshtet publike e kanë rritur aq shumë cilësinë, saqë për një vend në kopshtet publike kemi një pafundësi kërkesash. Megjithatë, duke qenë se kopshtet, edhe në administrim do t?i kalojnë Bashkisë së Tiranës, pra jo vetëm si ndërtim, por edhe si furnizim, besoj që edhe ne do të përgatitemi që të përballojmë më mirë nevojat që ka Tirana?Shumë  shpejt zona do të ketë gati edhe shkollën ?Mihal Grameno?, e cila është në proces rikonstruksioni.

Recommended