Akuzat për koncensionet, Gjiknuri: Manifestim i degradimit politik të PD

  • 6 years ago
Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga "Kualifikimi Europian për Menaxherët e Energjisë".

I pyetur nga të pranishmit në sallë mbi akuzat e opozitës dhe thirrjes së tyre për dorëheqje nga projektet koncesionare, Gjiknuri u shpreh se deklarata të tilla më e pakta janë gjobëvënie kurse më e shumta kërcënojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Deklarata të tilla, më e pakta janë gjobëvënie kurse më e shumta janë të kërcënosh zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Unë e quaj thjesht manifestim i degradimit politik të Partisë Demokratike në një nivel para politik dëshpërues. Qeveria do të vazhdojë politikat e saj zhvillimore sepse zhvillimi është për shumicën e shqiptarëve, pavarësisht se kush është në pushtet.

Damian Gjiknuri, ministër
Fjala e plotë e Damian Gjinurit:

Ironikisht, unë sapo po dal nga një aktivitet që flet për nxitjen e investimeve në sektorin elektroenergjetik me pjesëmarrës edhe të vendeve të Bashkimit Europian. Deklarata të tilla, më e pakta janë gjobëvënie kurse më e shumta janë të kërcënosh zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Republika e Shqipërisë është anëtare e konventave ndërkombëtare që mbrojnë çdo lloj investimi dhe ka ikur koha kur një parti politike, për interesa të saj politike të mund të kërcënojë biznese të cilat investojnë në këtë vend apo të mund të ndërmarrë masa të cilat janë të denja për regjimet të cilat ju ka ikur koha. Kështu, unë e quaj thjesht manifestim i degradimit politik të Partisë Demokratike në një nivel para politik dëshpërues. Qeveria do të vazhdojë politikat e saj zhvillimore sepse zhvillimi është për shumicën e shqiptarëve, pavarësisht se kush është në pushtet.

Recommended