Ora News - Rikthehet opera “Carmen” në bashkëpunim me Teatrin e Serbisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përgjatë katër netëve, këtë fund shtatori, opera 'Carmen' do të rikthehet në skenën e Pallatit të Kongreseve. Këtë herë vepra konkretizon bashkëpunimin e Teatrit të Operas dhe Baletit me Teatrin Nacional të Operas së Serbisë.

Opera 'Carmen' rikthehet këtë fund shtatori në katër netë për të gjithë ata që e humbën sezonin e kaluar.

Në rolin e Carmen do të jetë sërish sopranoja Vikena Kamenica, por rivënia në skenë këtë herë konkretizon Protokollin e Bashkëpunimit që TKOB nënshkroi sesonin e kaluar me Teatrin Nacional të Operas së Serbisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikthehet-opera-carmen-ne-bashkepunim-me-teatrin-e-serbise

Recommended