Ora News - Arrestohet juristi i hipotekës Shkodër, sekseri e dy përfitues

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Juristi i Hipotekës së Shkodrës dhe tre persona të tjerë janë ndaluar me kërkesë të prokurorisë pasi akuzohen për abuzime me pronat dhe korrupsion.Të akuzuarit janë Mirjan Bletajt, Sokol Tirana, Joan Zefi, Ndoc Tara, përkatësisht zyrtar i hipotekës, sekser dhe përfitues.Ata u ndaluan në kushtet e flagrancës duke shkëmbyer para në këmbim të një çertifikate pronësie, në ambientet e Hipotekës. Mirjan Bletaj, është njëherësh anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës nën siglën e PS, të cilës iu bashkua pak kohë më parë.

Abuzimet dhe korrupsioni në Hipotekën e Shkodrës kanë vënë në pranga dy persona, ndërsa ndaj dy të tjerëve është vendosur masa e ndalimit!

Të ndaluarit janë Mirjan Bletajt këshilltar i bashkisë Shkodër nën siglën e PS, i cili ka kaluar pak muaj më parë në radhët e LSI-së, njëherazi edhe jurist i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

E njejta masë është vendosur edhe për shtetasin Sokol Tirana.

Ndërsa në pranga janë vënë Joan Zefi dhe Ndoc Tara.

Arrestimet dhe ndalimet janë bërë me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës në kuadër të një procedimi penal për korrupsion brenda hipotekës dhe ndikim të paligjshëm tek zyrtarët e lartë.

Burimet thanë se ata jepnin certifikata pronësie në mënyrë abuzive.

Sokol Tirana, mësohet se kishte rolin e Sekserit në këtë skemë.

Ai dyshohet se ka marrë një sasi parash nga shtetasit Joan Zefi dhe Ndoc Tara, që nëpërmjet shtetasit Mirjan Bleta me detyrë jurist pranë ZVRPP, të krijonte lehtësira për të përshpejtuar procedurat e marrjes së pronësisë së një objekti.

Por policia ka ndërhyrë duke i ndaluar në kushtet e flagrancës, ndërsa ka sekuestruar edhe sasinë e parave.

Prokuroria e Shkodrës nuk jep shumë informacion dhe tregohet e rezervuar, pasi burime të besueshme i thanë Ora News se nën hetim janë edhe persona të tjerë punonjës të Hipotekës së Shkodrës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohet-juristi-i-hipotekes-ne-shkoder-ne-pranga-dhe-3-persona-te-tjere-emrat

Recommended