Xhafaj: Armët në Shqipëri në duart e të papërgjegjshmëve, në 2019 nisim shkatërrimin i të tepërtave

  • 6 years ago
Në një takim të zhvilluar sot në kuadër të luftës kundër trafikimit të armëve, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thënë se ky është një problem edhe për Shqipërinë. Takimi i organizuar nga BE dhe lançuar nga Gjermania dhe Franca, dhe Xhafaj theksoi se në Shqipëri, armët janë në duart e njerëzve të papërgjegjshëm.

?Armët janë në duart e të papërgjegjshmëve. Investimi ynë politik shkon në fushën e zbatimit të ligjit. Keqpërdorimi i armëve, një problem serioz. Po hartohet dhe zbatohet një strategji veprimi. Legjislacioni penal, ndër më të ashpërit në rajon?,- u shpreh Xhafaj.

Xhafaj ka thënë se ministria e brendshme është duke planifikuar një strategji të qartë për shkatërrimin e armëve të tepërta, që sipas ministrit janë kthyer në një problem serioz për Shqipërinë.

E konsideroj këtë nismë franko-gjermane pozitive. Keq përdorimi i armëve përbëjnë një rrezik serioz për të gjithë ne. Përdorimi i tyre nga organizatat kriminale e më pas nga celulat terroriste mbetet problematik. Shqetësimi i kalon kufijtë rajonalë. Vitet e fundit qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për një kontroll më rigoroz të qarkullimit të armëve. Gjithashtu Shqipëria ka kërkuar një zgjidhje për mbajtjen pa leje apo trafikimin e armëve.

Tragjedia kombëtare e vitit 1997 që zhvendosi në masë armë nga depot në duart e qytetarëve ka prodhuar e vazhdon të prodhojë fatkeqësi me humbje jetësh njerëzore. Është dashur një punë e jashtëzakonshme në vitet për të zbutur efektet e asaj çmendurie. Shqipëria ka arritur rezultate të mira në luftën kundër trafikimit të armëve.

Janë ndëshkuar rastet e armëmbajtjeve pa leje, kjo ka çuar në ulje të ndjeshme të vrasjeve me armë zjarri. Këto shifra janë shumë më të ulëta edhe në këtë vit që jemi. Por përsëri me mesetare të ulët në krahasim me standartet e BE. Fushata ndërgjegjësuese për dorëzimin e armëve ka rezultuar përgjithësisht pozivite. Ministria e Brendshme është e angazhuar që në vitin 2019 të nisë operacionin për shkatërrimin e plotë të armëve të tepërta. Reformat e vëna në lëvizje kanë pikërisht këtë qëllim.

Recommended