Ora News - Tension në Jalë, policia shoqëron me forcë disa banorë, SOS për Ambasadën amerikane

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tensionet dhe përplasjet shoqëruan aksionin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Jalë për prishjen e 9 objekteve të cilësuara si ndërtim pa leje në tokë shtetërore.

Mbërritja e fadromave të IKMT të shoqëruar nga forca të shumta policie u prit me kundërshti nga banorët, të cilët thanë se kanë ende pushues në objektet një e dy katëshe të përshtatura si hotele.

Por IKMT thekson se këto objekte janë skualifuikuar nga procesi i legalizimimit nga ALUZNI, dhe tashmë po trajtohen si ndërtime të paligjshme në territor që është pronë e ushtrisë, poshtë kapmit në Jalë.

Por banorët që sipas IKMT ishin lajmëruar prej kohësh për vendimin, thonë se kanë ndërtuar aty prej 28 vitesh dhe paraqesin dokumenta pronësie për tokën mbi bazë të ligjit 7501.

Tensioni u rrit kur fadromat nisën të shembin ndërtesën e parë dy katëshe, ndaj u desh ndërhyrja e policissë për të vënë situatën nën kontroll.

Siç tregojnë pamjet në video, disa persona u shoqëruan nga Policia, sipas raportimeve mes tyre është edhe një e mitur, por policia e shtetit zytarisht nuk kë dhënë asnjë informacion.

Në mbështetje të banorëve mbërritën edhe deputetët demokratë Nada Meçorapaj dhe Agron Shehaj, ku ky i fundit pati edhe një moment konfrontimi me kreun e IKTM-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksioni-i-ikmt-nis-me-tensione-ne-jale-banoret-dhomat-jane-ende-me-pushues

Recommended