Ora News - Hila: Opozita nuk është në gjendje të marrë pushtetin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti dhe drejtuesi i emisionit "Arena", Dritan Hila i ftuar në studion e lajmeve në Ora News foli edhe për situatën e fundit politike. Referuar aksionit të opozitës, Hila tha se PD po kthehet vetëm në një denoncuese, pa i trajtuar në thellësi problemet. Në këtë situatë tha Hila, përballë një pushteti të dobët, opozita përsëri nuk e merr dot pushtetin.

Hila: Ka një problem opozita, problemi i opozitës është që nuk duhet të humbasë parlamentin si një tribunë nga denoncohet. Ça do të mbetet, do mbetet pastaj emisioni i lajmeve. Ne do ta nxjerrim nga balta opozitën?! Dakord, takimet në bazë janë një gjë. Nëse i ka takime organizative për strukturat e veta është punë e saj, nuk i intereson publikut. Nuk kam kohë të merrem çfarë problemesh ka PD. PD ka profesionistë të zotë që ose duhet t'i verë në punë, ose t'i thërrase ku i ka depozituar. PD ka problemin që avazh avazh po kthehet në një denoncues, nuk po thellohet në luftën që duhet t'i bëjë pushtetit. Dhe është një pushteti i lodhur. Jam në trilemë nëse është një filozofi e re e Bashës, i cili do të bëjë një opozitë moderne, apo është një dembelizëm i tij, apo është se nuk di. Një nga problemet e brendshme është pesha e zotit Berisha dhe është një luftë e paskrupullt e pushtetit. Por pushteti këtë punë ka, t'i gërryejë themelet kundërshtarit. Opozita për momentin nuk është në gjendje të marrë pushtetin, vetëm nëse pushteti bie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hila-opozita-nuk-eshte-ne-gjendje-te-marre-pushtetin

Recommended