Ora News - Dita e parë e kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit, qarkullimi normal

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej orës 24:00, të së dielës në Rrugën e Kombit është aplikuar tarifa për çdo kategori automjetesh.

Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të vendimit, qarkullimi ka vijuar normalisht ndërsa drejtuesit e automjeteve kanë kryer pagesën në 10 sportele të ngritura në firma koncensinare.

Pas protestave të 5 muajve më parë, për kuksianet aplikohet tarifë e reduktuar ndërsa kanë një sportel të veçantë numri 1 dhe 10.

Menaxheri: Për qytetarët e Kukësit do të paguajnë për autoveturat një faturë prej 100 lekësh. Kanë korsitë e dedikuara. Sistemi identifikon targën. Për transportin publik është me tarifën 100 lekë të reja për çdo kalim. Përdoruesit e shpeshtë të rrugës, do të tarifohen në këtë formë: sa më shumë të kalojnë, do të ulen pagesat. Me 60 kalime për mjet, çmim bazë do të zvogëlohet 40 për qind.

Ndërsa për përdoruesit e shpeshtë të autostradës firma koncensinare ka aplikuar tarifa të reduktuara.

Shofer: Jo tamam! Nuk është shtrenjtë.

Këtë të hënë, flukssi i lëvizjeve në autostradën e kombit , vlerësohet si normal. Ka nga ata shoferë që vendosjen e tarifës e cielsojnë normale, për sa koh shprehen ata garantohet cilësi dhe siguri në autostradë.

Shofer: Shumë shtrenjtë është krahasuar me vendet e tjera.

Ka dhe nga ata drejtues automjetesh, kryesisht kosovare që e cilësojnë pagesën si të lartë, ndonëse janë koshientë që për mirëmbajtjen e rrugës duhet të paguhet.

Tarifën e kalimit e ka paguar këtë të hënë edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri Ukë Ukshini.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-nis-aplikimi-i-tarifes-rrugen-e-kombit

Recommended