Ora News - INSTAT: Eksportet gjatë gushtit ulen me 23.9 %

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sektori fason ka ndikuar në uljen e ndjeshme të eksporteve gjatë muajit gusht të këtij viti.

Sipas të dhënave të Instat në krahasim me korrikun e këtij viti konstatohet një ulje prej 23.9% por duke u rritur me 10,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë në 8 muaj eksportet shqiptare i kanë sjellë ekonomisë 205 mld lekë duke prekur një rritje me 16 për qind dhe duke ndikuar në uljen e deficitit tregtar, i cili arriti vlerën 211 mld lekë. Instat bën të ditur se në të njëjtën periudhë vlera e importeve shkoi ne 416 miliardë lekë.

Në bazë të kontributit të nëngrupeve rritja e eksporteve është ndikuar kryesisht nga energjia dhe mineralet si dhe materialet e ndërtimit, ndërsa ka ndikuar negativisht grupi: ?Tekstile dhe këpucë? me -2,6 pikë përqindje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/instat-eksportet-gjate-gushtit-ulen-me-239

Recommended