Viti i ri shkollor në Shkodër/ Deputetja e PD Ulqinaku: Shkolla e Dajçit e mbyllur, zero investime

  • 6 years ago
Viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar ka nisur edhe në Shkodër. Partia Demokratike ka reaguar për nisjen e vitit shkollor. Deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku, nga Dajçi i Shkodrës ka thënë se shkolla në këtë njësi është mbyllur, dhe se investimet e qeverisë për arsimin janë zero.

Dua të uroj të gjithë nxënësit një vit të mbarë. Ndodhem këtu sot, pasi siç e shihni, shkolla në njësinë Dajç është e mbyllur. Nuk është shkolla e vetme, ka dhjetra të tjera në të gjithë vendin. Çmimet e librave janë rritur dhe investimet e zero. Kemi shifra alarmante për fëmijët që kanë braktisur bankat e shkollës. Rama të mos tallet me librat gjoja falas. Dua t?ju bëj thirrje shqiptarëve që të ndalojnë këtë situatë. Mos lejoni banditët të presin ëndrrat e shqiptarëve

Deputetja e PD, Izmira Ulqinaku

Recommended