Ora News - Kostot e kirurgjisë në Shqipëri, rreth 23 mijë pacientë nuk paguajnë dot

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një raport i Bankës Botërore që i referohej kirurgjisë, përllogarit në rastin e vendit tonë se 0.8% e pacientëve e kanë të pamundur të paguajnë për ndërhyrjet kirurgjikale, pra rreth 23 mijë shqiptarë.

Kirurgu dhe akademiku, Arben Gjata, thotë se në Shqipëri kirurgjitë nuk kushtojnë shtrenjtë, duke e krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Evropës. Kjo nëse pacientët ndjekin të gjithë procedurat e referimit.

Gjata: Realisht në Shqipëri problemi është më pak i ndjeshëm, pasi pjesën më të madhe të shërbimit kirurgjikal e ka publik, gjë që është pa kosto.

Për ndërhyrje të veçanta, siç është transpalanti i veshkave, janë marrë iniciativa që kostot të mbulohen nga buxheti i shtetit përmes Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit shëndetësor.
Gjata: Ndërsa për procedura të veçanta që nuk është në gjendje t'i kryejë sistemi publik, janë ndjekur politika nga Ministria e Shëndetësisë, duke ofruar paketa të sigurimit shëndetësor për procedura të caktuara. Për shembull transplanti i veshkave mund të kryhet në spitale private dhe kostot i mban përsipër sistemi publik.
Por sistemi shëndetësor publik në Shqipëri ka nevojë për iniciativave dhe vendime për të ulur shpenzimet e pacientëve të hospitalizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kostot-e-kirurgjise-ne-shqiperi-rreth-23-mije-paciente-nuk-paguajne-dot

Recommended