Pianistja Etrita Ibrahimi rrëfehet për Report Tv: Ja çfarë kujtoj nga bisedat e babait me Agollin

  • 6 years ago
Gjendemi në shtëpinë e kompozitorit të njohur Feihim Ibrahimi, kësaj here për të takuar vajzën e tij pianiste. Etrita Ibrahimi, për kamerën e ?Report Tv? vjen për të na rrëfyer rrugëtimin e saj artistik që nga fëmijëria, marrëdhënien e saj me babanë-artist, takimet e të atit çdo mbrëmje me Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë në shtëpinë e tyre, që është në njëjtin pallat me shkrimtarët, por edhe për ndikimin që ka pasur censura e sistemit komunist në formimin e saj.

Takimet e para me pianon kanë qenë në moshën 4 vjeç me babin, edhe pse ai nuk ishte pianist. Por udhëheqja që ka bërë që ne të ishim pianist ishte një pedagoge e shkëlqyer, ajo është Nihal Gabeci ose Lali Gabeci siç e quajmë të gjithë ne. Kam jetuar me muzikën tërë jetën edhe kam përshtypjen se nuk do të bëhesha diçka tjetër. Çuditërisht kujtoj edhe momentet kur kam qenë e vogël, sepse kur jetonim tek shtëpia tjetër ishim shumë ngushtë, pianoja ishte në dhomën e gjumit edhe që e vogël unë dëgjoja tingujt e muzikës. Kam të skalitur në memorie figurën e babit të përkulur mbi piano kur ai luante dhe kur mbështetej për të shkruar kur kompozitonte. Kjo gjë ka ndodhur edhe kur erdhëm në shtëpinë që jemi tani, këtu ku jemi ka qenë studioja e tij edhe gjithmonë e gjeja ose duke kompozuar në piano ose duke shkruar.

Etrita Ibrahimi, pianiste

Recommended