Ora News - Përmbytjet në Durrës, pastrohet kolektori pas 36 vitesh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 36 vitesh ndërprerje ka nisur puna për pastrimin e kolektorit kryesor të Durrësit që mbledh ujërat e shiut nga hyrja e portit në drejtim të lagjes nr 4.

Kolektori është ndërtuar para afro 90 vitesh dhe pastrimi i fundit është bërë në vitin 1982.

Mospastrimi i tij nga mbeturinat ka shkaktuar përmbytjen e qytetit bregdetar sa herë që ka rreshje shiu.

Kryeinxhinieri i ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës thotë se kjo është faza e parë e ndërhyrjes.

Gerald Dautaj: "Ka qenë një kolektor i bllokuar. Ne po bëjmë të mundur pastrimin e tij."

Në përfundim të ndërhyrjes pritet që të evitohen përmbytjet që ndodhin në stinën e dimrit.

Punimet për pastrimin e kolektorit do të kryhen gjatë orëve të natës për të mos krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Paralelisht me ndërhyrjen e ujësjellësit, në zonën që nis nga Brryli në drejtim të stacionit të trenit dhe deri në hyrje të ish Kënetës, me fondet e Bankës Botërore po kryhet investimi për rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave te zeza.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/permbytjet-ne-durres-pastrohet-kolektori-pas-36-vitesh

Recommended